Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukrainës i duhet këtë vit anëtarësimi në Bashkimin Evropian për ta “motivuar veten dhe veçanërisht ushtrinë”.
Gazetarët e kanë pyetur nëse Ukraina duhet të presë me vjet dhe në çfarë lloj BE-ja dëshiron Ukraina të jetë pjesë.
Zelensky ka thënë se dialogu është hapur për të ardhmen e tyre në BE.
“Ne na duhet unitet në këtë rast. Ukraina e do anëtarësimin këtë vit, të motivojë veten dhe veçanërisht ushtrinë. Na duhet këtë vit. Kur e them këtë vit, e mendoj këtë vit – 2023”, ka thënë Zelensky në Bruksel.
Ai mbajti fjalim në Parlamentin Evropian. /BBC.