image Zelensky kujton fillimin e luftës: Duheshin vendime të shpejta për të më mbrojtur

Botë

Zelensky kujton fillimin e luftës: Duheshin vendime të shpejta për të më mbrojtur

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar se i është dashur të marrë “vendime të shpejta” për ta mbrojtur veten dhe familjen e tij që të mos kapet nga rusët në ditën e parë të pushtimit.

Duke folur me gazetarin e revistës “Time”, Simos Shuster, në kompleksin presidencial në Kiev, Zelensky kujton sulmet e para ajrore të 24 shkurtit në Ukrainë.

Artikulli i “Time” raporton se ushtria e kishte informuar Zelenskyn se ekipet sulmuese të Rusisë ishin hedhur me parashutë në Kiev për t’i vrarë ose kapur ata.

“Më kujtohen momente nga ajo natë. Shpërthimet. Fëmijët. Ne i zgjuam ata. Kishte shumë zhurmë”.

“Ne të gjithë kemi familje. Ne jemi qenie njerëzore. Dhe na u desh të merrnim disa vendime të shpejta. Tash kur e mendoj them se vendimet që morëm, disa me qëllim dhe disa të tjera rastësisht, ishin të drejta”, tha ai.

/GazetaSinjali/