image Zelensky: Ka luftime shumë të ashpra rreth qytetit lindor të Bakhmutit

Botë

Zelensky: Ka luftime shumë të ashpra rreth qytetit lindor të Bakhmutit

news image

Beteja të ashpra po zhvillohen rreth qytetit strategjik të Bakhmut në rajonin lindor të Donetskut, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij.

“Ne po mbajmë pozicione në Donbas, veçanërisht në drejtimin Bakhmut, ku tani janë shumë, shumë të vështira, shumë luftime të ashpra”, tha Zelensky.

“Sot, dua të përmend edhe një herë ushtarët tanë nga Brigada e Mekanizuar e Veçantë Kholodny Yar 93 për guximin dhe fuqinë e tyre të qëndrueshme në këtë drejtim.” 

Zelensky tha gjithashtu se një nga prioritetet më të larta për Ukrainën tani është “përshpejtimi i vendimit të partnerëve tanë për t’i ofruar Ukrainës sisteme moderne dhe efektive kundërajrore në sasi të mjaftueshme”. 

Të shtunën, Gjermania njoftoi për dërgesa të tjera të armëve për Ukrainën, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T, dhe gjithsej 100 tanke nga Greqia dhe Sllovakia.

/GazetaSinjali/