image Zelensky i pakënaqur me sanksionet e Evropës ndaj Rusisë

Evropë

Zelensky i pakënaqur me sanksionet e Evropës ndaj Rusisë

news image

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky thotë se paketa e shtatë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, nuk janë të mjaftueshme.

Sipas tij, Rusia duhet të paguajë një çmim shumë të lartë për ta detyruar që të ulet në bisedime për paqe.

Kjo nuk mjafton dhe unë po ua them partnerëve të mi këtë sinqerisht. Rusia duhet të ndiejë një çmim shumë më të lartë për luftën për ta detyruar atë të kërkojë paqen”, u shpreh Zelensky.

Bashkimi Evropian ka vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se “sanksionet e përforcuara dhe të zgjatura të BE-së kundër Kremlinit” dërgojnë “një sinjal të fortë për Moskën”.

Detajet e sanksioneve janë ende të paqarta pasi ato ende duhet të postohen në gazetën zyrtare të BE-së.

/GazetaSinjali/