image Zelensky i bën thirrje Këshillit të Sigurimit t'i ndalojë sulmet ruse

Botë

Zelensky i bën thirrje Këshillit të Sigurimit t’i ndalojë sulmet ruse

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime për të ndaluar sulmet ajrore ruse që synojnë infrastrukturën në vendin e tij.

Kjo thirrje erdhi pasi një tjetër sulm masiv raketor rus, më 23 nëntor, vrau gjashtë persona dhe ndërpreu energjinë në disa qytete ukrainase.

“Sot është vetëm një ditë, por ne jemi goditur nga 70 raketa. Kjo është formula ruse e terrorit”, tha Zelensky në mbledhjen e këshillit përmes një video-lidhje.

Ai tha se raketat kanë goditur spitalet, shkollat, infrastrukturën e transportit dhe zonat e banuara, duke shtuar se Ukraina po pret të shohë “një reagim shumë të fortë” nga bota.

“Ne nuk mund të jemi peng i një terroristi ndërkombëtar”, tha ai.

Një ditë më parë, Zelensky e quajti Rusinë “shtet terrorist” që bën “terror dhe vrasje”, pasi një foshnje u vra në një repart të maternitetit pas një sulmi me raketa, raporton REL.

/GazetaSinjali/