image Zelensky i bën thirrje Bidenit të jetë "udhëheqësi i paqes"

Botë

Zelensky i bën thirrje Bidenit të jetë “udhëheqësi i paqes”

news image

Presidenti Zelensky e mbyll fjalimin e tij me një lutje të drejtpërdrejtë drejtuar Presidentit Biden.

Paqja në vendin tuaj nuk varet më vetëm nga ju dhe nga populli juaj. Kjo varet nga ata që keni pranë, nga ata që janë të fortë”, thotë ai.

I fortë nuk do të thotë i madh. I fortë është trim dhe i gatshëm të luftojë për jetën e qytetarëve të tij dhe qytetarëve të botës“, vazhdon Zelensky.

Ai thotë se njerëzit e tij po “luftojnë për vlerat e Evropës dhe botës”, si dhe për vlerat e tyre, shkruan BBC.

Duke qenë emocional, 45-vjeçari thotë se “nuk ka kuptim në jetë” nëse nuk mund të parandalojë vdekjen e më shumë fëmijëve ukrainas dhe kjo është shqetësimi i tij më i madh si udhëheqës i vendit.

President Biden, ju jeni udhëheqësi i kombit tuaj. Shpresoj se do të jeni udhëheqësi i botës. Të jesh lider i botës do të thotë të jesh udhëheqës i paqes”, përfundoi Zelensky.

/GazetaSinjali/