image Zelensky flet para Parlamentit gjerman: Të rrëzohet ‘muri’ kundër lirisë që po e ndërton Rusia

Botë

Zelensky flet para Parlamentit gjerman: Të rrëzohet ‘muri’ kundër lirisë që po e ndërton Rusia

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është duke folur përmes video-lidhjes para Parlamentit gjerman në Berlin.

Zelensky ka përsëritur thirrjet që ka bërë në Parlamentin britanik dhe Kongresin amerikan, që të bëhet më shumë për të luftuar agresionin e Rusisë, raporton REL.

Ai i ka kërkuar kancelarit gjerman, Olaf Scholz që të rrëzohet “muri” kundër lirisë që po ndërtohet nga Rusia në Evropë.

Zelensky ka kritikuar edhe mungesën e veprimit nga vendet e Bashkimit Evropian para pushtimit, duke thënë se sanksionet janë vënë shumë vonë.

/GazetaSinjali/