Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz për mundësinë e një raundi të ri të sanksioneve ndaj Rusisë.
Të dy udhëheqësit folën përmes telefonit edhe për mbështetjen financiare për Ukrainën, raporton Sky News.
Ndryshe, Zelenskyy mbajti një konferencë me zyrtarë ukrainas.
Në kuadër të saj u zhvilluan propozimet e Kievit për një paketë të gjashtë sanksionesh të Bashkimit Evropian.