Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën për të dënuar sulmet e fundit me raketa të Rusisë dhe u zotua për vazhdimin e ndihmës amerikane për sigurinë, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.
“Ai shprehu dënimin e tij për sulmet me raketa të Rusisë në të gjithë Ukrainën, përfshirë në Kiev, dhe përcolli ngushëllimet e tij për të dashurit e atyre që u vranë dhe u plagosën në këto sulme të pakuptimta”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
“Presidenti Biden u zotua të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore”, thuhej më tej.