image Zelensky pas takimit me Bidenin: Vizita më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë

Evropë

Zelensky pas takimit me Bidenin: Vizita më e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një adresimi të përbashkët në Kiev me presidentin amerikan Joe Biden, ka thënë se “bota demokratike” duhet të “fitojë këtë luftë historike”.

“Është vizita më e rëndësishme në të gjithë historinë e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë,” tha Zelensky, duke shtuar se “nënvizon rezultatet që kemi arritur tashmë”.

“Sot negociatat tona ishin shumë të frytshme”, tha Zelensky.

Ai shtoi se rezultatet e kësaj vizite me siguri do të shihen dhe do të kenë reflektim në fushën e betejës.

“Vendimi i SHBA-së për t’i dhënë tanke Abrams, Ukrainës në fillim të janarit ka kontribuar tashmë në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës”, thotë Zelensky, duke shtuar se ai dhe Biden folën gjithashtu për armë me rreze të gjatë.

“Unë e di se do të ketë një paketë shumë të rëndësishme mbështetjeje për Ukrainën… “, shtoi presidenti ukrainas, raporton BBC.

“Ukraina është mirënjohëse për ju, zoti President”, i tha ai Bidenit.

/GazetaSinjali/