Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka publikuar disa pamje nga Buça, një qytet afër Kievit që u çlirua nga kontrolli rus këtë fundjavë. Fotografitë tregojnë trupa të shumtë civilë të vrarë në rrugët e këtij qyteti.
Presidenti ukrainas në llogarinë e tij në Twitter tha se kishte një shans për të parandaluar këtë gjë, në mënyrë që Rusia të mos vinte, por Rusia tashmë ka ardhur.
“Nënat e ushtarëve rusë duhet ta shohin këtë. Shih çfarë bastardësh ke rritur. Vrasës, grabitës, kasap“, ka shkruar numri një i Ukrainës në profilin e tij zyrtar.