image Zelensky - Evropës: Vepruat shumë vonë për të ndalur Rusinë

Botë

Zelensky – Evropës: Vepruat shumë vonë për të ndalur Rusinë

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel.

Ai përshkroi shkatërrimin dhe dëmtimin e Rusisë ndaj vendit të tij dhe falënderoi Evropën për mbështetjen e saj për Ukrainën.

Por, ai u tha udhëheqësve evropianë edhe se ata kishin vepruar shumë vonë në ndalimin e Rusisë për ta pushtuar Ukrainën.

“Keni aplikuar sanksione, u jemi mirënjohës. Këta janë hapa të fuqishëm, por ishte pak vonë” tha ai, teksa shtoi se nëse do të kishte pasur sanksione parandaluese, ndoshta Rusia nuk do ta kishte filluar luftën.

Zelensky më pas iu lut vendeve fqinje që të miratojnë kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar në BE.

/GazetaSinjali/