image Zelensky drejtuar Evropës: Të gjithë ju sot jeni ukrainas

Botë

Zelensky drejtuar Evropës: Të gjithë ju sot jeni ukrainas

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar sërish komunitetin global për solidaritetin me Ukrainën, pasi ajo po mbrohet nga një pushtim rus.

Në një video të re të postuar, Zelensky u dërgoi një mesazh ukrainasve, duke thënë: Sot, ne jemi të gjithë ushtarakë. Disa prej nesh janë ushtarakë, që i shërbejnë vendit tonë në ushtri, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

“Të tjerët po shërbejnë si mjekë… të tjerë po punojnë për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është zemra jonë, zemra e Ukrainës, duke qëndruar së bashku kundër së keqes”.

 “Përkrahni luftën tonë, sepse nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Evropa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të biem, ju do të bini,” tha ai.

“Të gjithë ju sot jeni ukrainas”, përfundoi Zelensky.

/GazetaSinjali/