Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është drejtuar sërish qytetarëve në këto orë mëngjesi.
Duke folur në gjuhën ukrainase dhe ruse, ai po i bën thirrje Rusisë për një armëpushim, raporton BBC, përcjell Sinjali.
“Rusia do të duhet të flasë me ne herët a vonë se si t’i japim fund armiqësive dhe të ndalojmë këtë pushtim.
Sa më shpejt të fillojë biseda, aq më të vogla do të jenë humbjet e Rusisë.“, tha ai.
Ai shtoi se derisa të ndalojnë sulmet, ata do të mbrojnë vendin e tyre.
Kujtojmë se mbrëmë ai kishte paralajmëruar për intensifikimin e sulmit në kryeqytet. Ai tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga kryeqyteti dhe se e dinte se ishte objektivi numër një i Rusisë tani.