Zelanda e Re do të dërgojë në Europë avionin e saj C-130H, të quajtur “Herkuli”, me një staf prej 50 personash, që do të qëndrojnë aty për 2 muaj.
Qeveria neozelandeze tha se avioni gjigant do të transportojë ndihma dhe pajisje që do t’i jepen Ukrainës, por pa u futur në territorin e saj, shkruan a2news.
Kryeministrja Jacinda Ardern tha Zelanda e Re do të mbështesë Ukrainën “për të zmbrapsur pushtimin brutal rus, sepse paqja në Evropë është thelbësore për stabilitetin e globit”.