Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, rreth arrestimin dhe gjykimin e kryetarit dhe nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve dhe ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës.
Sipas tij, të gjithë e kanë pjesën e tyre të fajit për themelimin e kësaj gjykate, por gabimin e parë thotë se e ka bërë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Normalisht se edhe ne e kemi një pjesë të fajit për themelimin e saj, se kjo nga qielli nuk ka pikur. Gabimin e parë realisht e ka bërë Hashim Thaçi. Kur Thaçi është akuzuar nga Dick Marty, ai ka thënë se do ta padisë, por kjo nuk ka ndodhur kurrë”, tha ai në kanal 10.
Sipas tij, nëse Thaçi do ta padiste dhe do ta dëshmonte të kundërtën e asaj çfarë Dick Marty ka pretenduar, atëherë nuk do të kishte dyshime të mëtutjeshme./Gazeta Sinjali/