Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimit, ka komentuar heshtjen e kryeministrit Kurti për skandalin e foshnjës në Pejë, e cila dyshohet se u fut në një lavatrice.
Ajo tha se është shqetësuese dhe e papranuesme që “me gjithë problemet me të cilat po ballafaqohet shëndetësia”, pozita e ministrit të mbesë e zbrazët.
“Çuditërisht asnjë reagim nga kryeministri e kabineti i tij lidhur me skandalin e foshnjës në Pejë. Shqetësuese dhe e papranueshme që me gjithë problemet me të cilat po ballafaqohet shëndetësia, pozita e ministrit të mbetet e zbrazët, ashtu si përmbajtja e kësaj qeverie”, ka shkruar ajo në Facebook.