image Zëdhënësja e KE-së: Ballkani Perëndimor duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me BE-në

Botë

Zëdhënësja e KE-së: Ballkani Perëndimor duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me BE-në

news image

Foto ilustruese


Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Brendshme, Anitta Hipper, ka thënë se është e domosdoshme harmonizimi i politikës së vizave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me atë të BE-së.

Ajo tha se janë duke punuar ngushtë me Serbinë dhe partnerët e tjerë në Ballkan teksa shtoi se është thelbësore që partnerët e Ballkanit Perëndimor të harmonizojnë politikat e vizave me BE-në për të siguruar një migrim të menaxhuar mirë.

“Serbia pritet të përafrohet plotësisht me politikën e vizave të BE. Serbia është zotuar të marrë masa të shpejta dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër”, është shprehur Hipper për DW.

Tutje, ajo tha se Komisioni po monitoron dhe ka theksuar nevojën e harmonizimit të plotë të strategjisë së vizave nga Ballkani Perëndimor në kontekstin e Raporteve të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave, Raporteve të Zgjerimit dhe takimeve të rregullta të Nënkomisioneve për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme.

/GazetaSinjali/