Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar sot se e ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.
Pas këtij njoftimi të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar edhe zëdhënësi i State Departamentit Mathew Miller.
Ai ka shkruar në platformën “X” se “SHBA-të janë duke ndërmarrë veprime, “së bashku me partnerët tanë kosovarë për të kërkuar llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Emërimi i sotëm i Nexhat Krasniqit, i cili pranoi ryshfet në kurriz të popullit kosovar, rikonfirmon përkushtimin tonë të përbashkët për këtë përpjekje”.
The U.S. is taking action, together with our Kosovan partners to hold corrupt public officials accountable Today's designation of Nexhat Krasniqi, who accepted bribes at the expense of the Kosovan people, reaffirms our shared commitment to this effort. https://t.co/O5jihaxmaZ
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) November 3, 2023