image Zëdhënësi i Qeverisë përfshihet në arsyetimet për emërimet e Ukës dhe Konjufcës nëpër ministri

Politikë

Zëdhënësi i Qeverisë përfshihet në arsyetimet për emërimet e Ukës dhe Konjufcës nëpër ministri

news image

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka folur për emërimet e Sami Ukës dhe Rabit Konjufcës nëpër ministri, konkretisht atë të Mbrojtjes dhe Shëndetësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Reagimi i tij me arsyetim vjen pas debateve se janë emërime familjare. Kujtojmë se Konjufca është xhaxhai i kryekuvendarit, Glauk Konjufcës. Ndërkaq Uka, është vëllai i Fitim Ukës, deputet në Vetëvendosje.

Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur. Sami Uka është specialist i mjekësisë familjare dhe është magjistër i kujdesit parësor shëndetësor i diplomuar nga Universiteti i Londrës. Përvoja e tij profesionale përfshinë angazhimin si mjek në International Medical Corps dhe zyrtar i lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kurse, Rabit Konfjuca ka të përfunduar Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai ka përvojë dhe njohuri në fushën e sigurisë, e cila është e veçantë dhe e vlefshme për shkak se përshkon të gjitha fazat e transformimit të ushtrisë sonë”, shkroi Kryeziu në Facebook.

Kryeziu, thotë se u takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve.

Sami Uka është emëruar këshilltar politik në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Konjufca, në Ministrinë e Mbrojtjes.

/Gazeta Sinjali/