image Zëdhënësi i PDK-së: Haskuka e ka mbytur Prizrenin me korrupsion

Politikë

Zëdhënësi i PDK-së: Haskuka e ka mbytur Prizrenin me korrupsion

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili, sipas tij, e ka mbytur këtë komunë me korrupsion, raporton Gazeta Sinjali.

Bytyçi thotë se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren karakterizohet me keqmenaxhim, korrupsion e nepotizëm.

“Mytaher Haskuka (Myta), nuk e mbyti korrupsionin në Prizren, siç kishte premtuar Albin Kurti. Përkundrazi, Myta e mbyti Prizrenin me korrupsion! Keq-qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë është shëndruar në një tregim tragjik, ku keqmenaxhimi, korrupsioni e nepotizimi janë bërë personazhe kyqe të një komune e cila meriton një qeverisje më të mirë”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/