image Zëdhënësi i PDK-së akuzon përsëri Albin Kurtin e Glauk Konjufcën si ideatorë të organizatës ‘’Syri i Popullit’’

Kosovë

Deklaratë/ Zëdhënësi i PDK-së akuzon përsëri Albin Kurtin e Glauk Konjufcën si ideatorë të organizatës ‘’Syri i Popullit’’

news image

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, me një shkrim në rrjetin e tij social Facebook, ka akuzuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si ideatorë kryesorë të grupit ‘’Syri i Popullit’’.

Sipas Bytyçit, Vetëvendosje, jo vetëm që u distancua nga grupi terrorist, por ata edhe frymëzuan grupin të eliminojë dhe vrasë kundërshtarët politikë.

‘’Ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja’’, ka shkruar ai.

Kujtojmë që sot, anëtarët e organizatës ‘’Syri i Popullit’’ u shpallën fajtorë për hakmarrje dhe krime të tjera terroriste./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/138721530926559