image Zëdhënësi i MSH-së: Kosova tani qëndron më mirë se Suedia sa i përket koronavirusit

Kosovë

Shëndetës/ Zëdhënësi i MSH-së: Kosova tani qëndron më mirë se Suedia sa i përket koronavirusit

news image

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka krahasuar Kosovën dhe Suedinë sa i përket luftës kundër pandemisë Covid-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Hoti ka thënë se tash për tash, Kosova qëndron më mirë sa i përket koronavirusit, marrë parasysh numrin e viktimave, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kosova, tash për tash, qëndron më mirë se Suedia sa i përket Covid 19 vetëm sa i përket numrit të vdekurve në 1 milionë banorë (6.6 të vdekur në 1 milion banorë në Kosovë) që mund të lidhet deri diku me popullsinë shumë më të re se që e ka Suedia. Bazuar në këto të dhëna, kemi të bëjmë me dy shtete që nuk ngjasojnë me asgjë, përveç me dy ngjyra të përbashkëta të flamurit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar 561 raste të prekura nga Covid-19, prej tyre 102 janë shëruar ndërsa 12 kanë vdekur./GazetaSinjali/

Suedia dhe KosovaCovid-19/ Një (pa) krahasim të dhënash Sistemi shëndetësor i Suedisë është në mesin e sistemeve…

Posted by Faik Hoti on Monday, April 20, 2020