image Zëdhënësi i LDK-së jep qëndrim tjetër për bisedimet me Vetëvendosjen

Kosovë

Koalicion/ Zëdhënësi i LDK-së jep qëndrim tjetër për bisedimet me Vetëvendosjen

news image

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar qëndrim tjetër të partisë së tij lidhur me deklaratën e dhënë gjatë ditës së sotme, ku thoshte se LDK do të pezullojë bisedimet me VV-në për krijimin e koalicionit deri në certifikimin e rezultatit.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se nuk do të ketë pezullim të diskutimeve me VV-në, por se do të vazhdojnë diskutimet me grupe punuese mes dy partive.

“Nuk ka pezullim të diskutimeve!. Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja”, ka deklaruar Mustafa.

Se nuk do të ketë pezullim të bisedimeve mes LDK-së dhe VV-së e ka konfirmuar më herët edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa./Gazeta Sinjali/