image Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia mbështet serbët e Kosovës 

Politikë

Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia mbështet serbët e Kosovës 

news image

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia e mbështet popullatën serbe në Kosovë dhe beson se të drejtat dhe interesat e saj legjitime duhet të mbrohen, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Ne e mbështesim pa kushte Serbinë dhe serbët… Ne besojmë se duhet të respektohen të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të serbëve të Kosovës”, tha Peskov në adresimin e përditshëm për media, duke shtuar se nuk duhet të ketë vend për “veprime provokuese”.

Të hënën, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë “është alarmante” dhe se mund të provokojë “një tjetër konflikt në qendër të Evropës”.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, është aleate e Serbisë dhe mbështet vazhdimisht veprimet e saj kundër shtetësisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/