image Zëdhënësi i Kremlinit: Putin është i gatshëm të negociojë

Botë

Zëdhënësi i Kremlinit: Putin është i gatshëm të negociojë

news image

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti i Rusisë Vladimir Putin është “i gatshëm të negociojë”.

Peskov tha se kriza në Ukrainë ishte vetëm një pjesë e shqetësimeve më të mëdha të sigurisë së Rusisë.

“Para së gjithash, presidenti Putin ka kërkuar gjithmonë negociata dhe diplomaci”.

“Dhe në fakt, ai inicioi çështjen e garancive të sigurisë për Federatën Ruse. Dhe Ukraina është vetëm një pjesë e problemit, është një pjesë e problemit më të madh të garancive të sigurisë për Rusinë dhe natyrisht presidenti Putin është i gatshëm të negociojë”.

Sipas CNN, më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov i tha presidentit rus se ai shihte një “shans” për dialog diplomatik me Perëndimin lidhur me shqetësimet e sigurisë së Rusisë, duke thënë se ai rekomandoi vazhdimin e përpjekjeve të tilla.

/GazetaSinjali/