Televizioni publik gjerman, ZDF ka raportuar për situatën me koronavirus në Kosovë.
Mediumi më i madh televiziv në Gjermani ka thënë se në Kosovë situata me COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit, transmeton Gazeta Sinjali.
ZDF thekson se nga afër 2 milionë banorë sa ka Kosova, ndodhin çdo ditë nga rreth 12 vdekje nga koronavirusi.
Raportimi tregon se ngritja e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve vjen si pasojë e lirimit të masave anti-COVID.
ZDF po ashtu përshkruan edhe gjendjen e rëndë nëpër spitale, duke theksuar se ka mungesë të respiratorëve.
Klikoni KËTU për ta parë raportimin e ZDF për situatën me koronavirus në Kosovë. /Gazeta Sinjali