Televizioni i njohur gjerman, ZDF ka transmetuar një dokument për mafien shqiptare, të cilën televizioni e konsideron më të frikshmen në botë.
“Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”, shkruan televizioni.
Gazetari David Beriain ka ardhur në Shqipëri për të bërë një pasqyrë të strukturave të kësaj organizate kriminale – struktura që sipas ZDF, janë të rrënjosura fort në bindjet tradicionale dhe që ndjekin një kod të fortë nderi dhe hakmarrjeje.