image Zbulohet vendimi për rastin më të rëndë të korrupsionit në administratën zvicerane

Evropë

Zbulohet vendimi për rastin më të rëndë të korrupsionit në administratën zvicerane

news image

Gjykata Penale Federale në Bellinzona ka përmbyllur njërin nga rastet më të mëdha të korrupsionit në historinë e administratës federale zvicerane. Ajo ka dënuar një ish-punonjës të Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike me katër vjet e katër muaj burgim.

Ai kishte marrë ryshfet prej më shumë se 1.7 milion frangash, shkruan srf.ch.

Rasti ishte zbuluar në vitin 2014, trasnmeton albinfo.ch. Shefi i atëhershëm i departamentit në Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco) kishte dhënë kontrata të IT dhe në këmbim ka marrë para, bileta futbolli VIP dhe udhëtime.

Bëhet fjalë për porositë e IT me vlerë prej gati 100 milionë frangash dhe ryshfet prej mbi 1.7 milion frangash. Edhe tre sipërmarrës të përfshirë në këtë aferë u desh të përgjigjeshin në gjykatën penale federale për shkak të ryshfetit të pretenduar.

Procesi filloi në fillim të gushtit. Zyra e prokurorit federal kërkoi katër vjet burgim plus një gjobë për punonjësin e akuzuar. Dënimi maksimal që mund të shqiptohej për këtë rast ishte shtatë vjet e gjysmë heqje lirie.

Në aktakuzën prej 400 faqesh, vetëm lista e dhuratave që akuzohet se ka pranuar zyrtari, zë disa faqe.

Ky është një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në historinë e administratës federale të Zvicrës dhe si i tillë dëmton reputacionin e kësaj administrate, shkruan prokurori federal në aktakuzë.

/GazetaSinjali/