image Zbulohet statuti i ri që do të miratojë Kuvendi i Berishës, kush do ta drejtojë PD-në?

Shqipëri

Zbulohet statuti i ri që do të miratojë Kuvendi i Berishës, kush do ta drejtojë PD-në?

news image

Kulmi i Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha sot në “Air Albania” do të jetë miratimi i statutit të ri të PDSH-së.

ABCnews.al ka siguruar dosjen që i është vendosur në dispozicion çdo delegati me ndryshimet që do të miratohen në statut.

Qëllimi kryesor është shkarkimi i Lulzim Bashës. Pas hyrjes në fuqi të statutit të ri deri në konstatimin e organeve të reja që do të bëhet jo më vonë se katër muaj, partia do të drejtohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit që do të përbëhet nga 15 personalitete. Më pas parashikohet një zgjedhje e strukturave të reja nga baza në qendër dhe kryetarit të ri sipas parimit një anëtar një votë.

Në draft statutin e ri që do të miratohet është shtuar edhe neni 66 që nuk njeh përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së, pasi u shpall “non grata” nga SHBA. “Çdo akt i organeve të partisë Demokratike i ndërmarrë para hyrjes së fuqi të këtij statuti që bie ndesh me dispozitat e tij shfuqizohet automatikisht” thuhet në nenin 66.

Kuvendi tashmë ka arritur kuorumi për vendimmarrje pas verifikimit elektronik. Sipas këtij verifikimi, nga 7500 delegatë që ka PD, kanë kaluar pozitivisht skanerin mbi 4730 delegatë.

https://www.youtube.com/watch?v=9fkCWTAfJuM

/GazetaSinjali/