image Zbulohet qyteti ku do të mbahet “Eurovision 2020″

Muzikë

Kulturë/ Zbulohet qyteti ku do të mbahet “Eurovision 2020″

news image

Roterdami është zgjedhur qyteti ku do të mbahet ngjarja më e madh në botë e muzikës live “Eurovision 2020”.

Konkursi do të mbahet më datat: 12, 14 dhe 16 maj 2020, transmeton Sinjali.

Roterdam është zgjedhur si qyteti mikëpritës ku do të mbahet Eurovisioni, pas një gare të ngushtë me qytetin jugor Holandez, Maastricht.

Pesë qytete holandeze konkurruan për të pritur eventin më të madh në botë të muzikës live.

Duke iu drejtuar vendimit të vështirë midis qytetit të Maastricht dhe Roterdamit, Jon Ola Sand, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i EBU për Eurovisionin, tha:

Rotterdam ka treguar entuziazëm dhe angazhim fantastik dhe ka lehtësitë e duhura për të mirëpritur delegacione nga mbi 40 vende majin e ardhshëm. Ne mezi presim të punojmë me Roterdamin dhe NPO, NOS dhe AVROTROS në një konkurrencë të pabesueshme të këngëve të Eurovizionit në një qytet të mrekullueshëm vitin e ardhshëm”.

The 2020 Eurovision Song Contest will be held in Rotterdam

Lajmin për qytetin nikoqir të “Eurovision 2020”, përmes një video e dha fituesi i “Eurovizionit 2019”, Duncan Laurence./Sinjali/