Një italian dhe dy shqiptarë u arrestuan nga karabinierët në Ailano, Caserta pasi u kapën në një plantacion marijuane të fshehur mes bimëve.
Operacioni u zhvillua nga karabinierët e Kompanisë së Piedimonte Matese së bashku me ata të Departamentit Operativ të Komandës Krahinor dhe personelin e skuadronit të helikopterëve “Cacciatori Puglia”.
Falë helikopterit, lantacioni i përbërë nga 500 bimë u identifikua dhe u konstatua se bëhej fjalë për një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, e rrethuar me lisa të gjatë.
Brenda një vile ngjitur me plantacionin, karabinierët më pas gjetën dhe sekuestruan 2500 gjethe marijuanë të thatë, ndërsa në një enë u gjetën 300 gramë marijuanë gati për shitje. Tre burrat përfunduan në burg.
/GazetaSinjali/