image Zbulohet plani i Milanit për ta transferuar Sanchesin nga Lille

Futboll

Zbulohet plani i Milanit për ta transferuar Sanchesin nga Lille

news image

Milani do të investojë menjëherë paratë e fituara nga largimi i Jens-Petter Hauge në Eintracht Frankfurt për nënshkrimin e Renato Sanches nga Lille, sipas raportimeve në Itali.

Kuqezinjtë kanë qenë shumë të lidhur me një lëvizje për Sanches pasi ata përgatiteshin të humbnin Franck Kessie – dhe mesfushori i Bregut të Fildishtë konfirmoi largimin e tij ditët e fundit me një postim në Instagram.

Të shtunën, Milani njoftoi se huazimi i Hauge tek fituesit e Europa League ishte bërë i përhershëm.

Dhe Gazzetta dello Sport raporton se paratë e bëra nga ai transferim do të përdoren për nënshkrimin e Sanches, përcjell Sinjali Sport.

Mesfushori portugez thuhet se është në listën e synimeve të transferimit të Milanit këtë verë, së bashku me Nicolo Zaniolo dhe Bremer.

/GazetaSinjaliSport/