Ngjyra e kaltër rrezaton energji të fortë, posaçërisht nëse dëshironi t’i vishni, apo i keni në gardërobën tuaj
Nëse i vishni shpesh rrobat ngjyrë të kaltër, duhet ta dini që ato kanë energji shumë të fortë.
Konsiderohet që zgjedhja e ngjyrës së kaltër mund të tërheqë lumturi në fusha të ndryshme të jetës, aq më parë në planin afarist dhe në atë të dashurisë. Ngjyra është quajtur cerulean.
Posaçërisht ka tërhequr vëmendje më të madhe nuanca e kaltër falë promovimit të koleksionit të ri të shtëpisë së Modës Balenciaga, pastaj është bërë aktuale në fustanin e markës së sipërpërmendur kur në solemnitetin e Oscarit Vanity Fair u shfaq Kim Kardashian.
Kjo ngjyrë moderne është sikur nuancat e tjera trendi dhe është në gjendje të ngre humorin dhe vetvetiu mbështetet në trendin e stilit dopamin të veshjes.
Edhe pse nuanca e ceruleanit ende nuk e ka pushtuar plotësisht skenën e modës, deri tani nuk kanë mundur t’i rezistojnë adhurueset e shumta. Në raftet e markave të ndryshme do të gjeni lehtësisht shumë copa në këtë nuancë të theksuar blu.