image Zbulohet një fushë me bimë narkotike, arrestohen dy persona

Siguri

Zbulohet një fushë me bimë narkotike, arrestohen dy persona

news image

Në Dresnik të Klinës dje policia ka zbuluar një fushë në të cilën ishin të mbjellura bimë të dyshuara narkotike të llojit Kanabis Sativa, me ç’rast janë arrestuar dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë fushë policia ka gjetur 41 bimë të mbjellura të madhësive të ndryshme, të cilat janë shkatërruar. Ndërkaq ka konfiskuar 1.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe dy telefona mobil.

Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar njëri nga të dyshuarit dhe dy zyrtarë policorë.

“Njësia policore ka raportuar se ka hasur në një fushë të mbjella me bimë të dyshuar narkotike, e llojit Kanabis Sativa. Aty ishin të mbjella 41 bimë të madhësisë së ndryshme. Aty në afërsi janë takuar dy meshkuj kosovarë, ku njëri është arrestuar, ndërsa tjetri ka arrit të ik dhe më vonë është arrit të arrestohet. Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar 1.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe dy telefona mobil”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

. /GazetaSinjali/