Aktorja e njohur, Pamela Anderson u martua në fshehtësi dhe kjo martesë i zgjati vetëm 12 ditë.
52-vjeçarja në fillim të këtij viti u martua me producentin Jon Peters, i njohur për filmat “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Gazeta Sinjali.
Mirëpo tashmë gjithçka ka marrë fund dhe martesa e dyshes zgjati vetëm 12 ditë.
Ishte Jon ai i cili i ka dhënë fund gjithçkaje madje thuhet se bashkë si të martuar kanë qëndruar vetëm pesë ditë.
Sipas tabloideve të huaja ai i dha fund martesës nëpërmjet një mesazhi.
“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptojë se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, është shprehur Jon.
Jon Peters i bashkohet një liste të gjatë të ish-bashkshortëve të Anderson. Kjo ishte hera e pestë që aktorja i jepte fund beqarisë dhe me sa duket nuk i paska aspak mirë marrëdhëniet me martesat./Gazeta Sinjali/