image Aktorja e njohur martohet për herë të katërt

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur martohet për herë të katërt

news image

Aktorja e njohur Pamela Anderson është martuar sërish, për herë të katërt, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo është martuar me truprojën e saj, Dan Hayhurst, shkruan People.

Çifti mësohet se janë kurorëzuar në prag të Krishtlindjes.

Modelja e Playboy ishte më parë e martuar me bateristin e Mötley Crüe, Tommy Lee, me të cilin ka dy djem, Brandon, 23 vjeç dhe Dylan, 22 vjeç.

Anderson më vonë u martua dhe u divorcua me Kid Rock në 2006.

Pastaj sërish u martua dhe u divorcua dy herë me producentin Rick Solomon, në 2007 dhe në 2013.

Në fillim të vitit 2020, Anderson zbuloi se ajo dhe Peters, një producent filmi, ishin martuar, por njoftuan vetëm tetë ditë më vonë se ata u ndanë.

/Gazeta Sinjali/