image Zbulohet letra, ushtarët amerikanë do të tërhiqen nga Iraku

Botë

Reuters/ Zbulohet letra, ushtarët amerikanë do të tërhiqen nga Iraku

news image

Ushtria amerikane do të tërhiqet nga Iraku gjatë ditëve dhe javëve në vijim.

Ky fakt u është bërë të ditur edhe autoriteteve të Irakut, shkruan Reuters referuar një letre të zbardhur, drejtuar operacioneve të përbashkëta të kombinuara të ministrisë së Mbrojtjes në Bagdad.

Sipas kësaj letre, forcat ushtarake do të përdorin helikopterë për t’u evakuuar.

“Në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Irakut, dhe siç kërkohet nga Parlamenti i Irakut dhe Kryeministri, CJTF-OIR do të ripozicionojë forcat gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme për t’u përgatitur për lëvizjen e ardhshme”, thuhet në letër.

Ajo është nënshkruar nga gjenerali i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara William H. Seely III, komandant i përgjithshëm i Task Force Irak, koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik.