COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

Mesazhi/ Zbulohet kush fshihet pas banderolës “Hiqni duart nga Kosova” që u shfaq mbrëmë në stadium

news image

Një banderolë e veçantë që tërhoqi vëmendjen mbrëmë në stadiumin “Air Albania” ku luhej ndeshja Shqipëri-Angli, ishte ajo ku shkruhej “Hiqni duart nga Kosova”.

Banderola është produkt i grupit të tifozëve Ilyrian Elite, që me shumë gjasa i drejtoheshin pikërisht kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas deklaratave të tij për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ilyrian Elite janë shfaqur për të parën herë në stadium para dy vitesh, në ndeshjen Itali-Shqipëri, duke hedhur flakadanë në fushë dhe ndërprerë lojën për disa minuta.


Shpërndaje artikullin