image Zbulohet identiteti i të dashurës së Brad Pitt

Bota e Yjeve

Showbiz/ Zbulohet identiteti i të dashurës së Brad Pitt

news image

Në media prej kohësh është përfolur se aktori i njohur amerikan, Brad Pitt, është në lidhje me një bjonde, identiteti i së cilës u zbulua vetëm para pak javësh.

Ajo quhet Sat Hari Khalsa dhe profesioni i saj nuk është aspak i zakontë. Siç shkruajnë mediat e huaja ajo është shëruese shpirtrash, transmeton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta të “US Weekly” kanë thënë se Brad dhe Sat tash e një kohë janë duke përjetuar një romancë të bukur.

Kjo lidhje ende nuk është konfirmuar nga dyshja dhe mbetet të shihet se a do të deklarohen apo jo për media.

Kujtojmë se Sat Hari Khalsa është edhe një projektuese e famshme e aksesorëve me stil indian./Gazeta Sinjali/

Image