image Meqë të gjithë po kthehen tek ish-i, këtë e bëri dhe Angelina Jolie (FOTO)

Bota e Yjeve

Meqë të gjithë po kthehen tek ish-i, këtë e bëri dhe Angelina Jolie (FOTO)

news image

Personazhe të famshëm të showbiz-it janë rikthyer tek ish-partnerët/et e tyre për të vazhduar romancën aty ku e lanë dhe s’dimë nëse këtë gjë po e bën saktësisht edhe Angelina Jolie, transmeton Gazeta Sinjali.

Megjithatë, aktorja është parë ta vizitojë ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller në Brooklyn.

Ajo u shfaq tepër elegante rrugëve, teksa nuk mundi t’i shpëtonte syrit të paparacëve dhe të gjithë nisën aludimet për marrëdhënien e tyre.

Jolie është e pakënaqur me vendimin e gjykatës për të ndarë kujdestarinë e fëmijëve së bashku me Brad Pitt.

Para pak ditësh një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur, sipas ‘Us Weekly’ që ka siguruar dokumentet.

“Në dëshmitë e dorëzuara në gjykatë ka shumë pika të rëndësishme që duhen parë, por kujdestaria duhet ndarë duke iu përshtatur edhe kërkesave të zotit Pitt, në interes të fëmijëve”, shkruhej në dokument.

Mirëpo aktorja 45 vjeçare është zhgënjyer nga gjykatësi ‘John Ouderkirk’ pasi vendosi në favor të ish burrit të saj, ka konfirmuar një burim për “Us Weekly”.

Pitt është i lumtur me vendimin, por Jolie thuhet se po planifikon lëvizjen e saj të radhës.

“Ajo kurrë nuk do ta falë atë. Ajo pohon se beteja nuk ka mbaruar dhe se beson se drejtësia do të mbizotërojë”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit.

/Gazeta Sinjali/