image Zbulohet edhe një “çerdhe” e bixhozit të paligjshëm në Deçan, arrestohen gjashtë persona në fshatin Isniq

Siguri

Zbulohet edhe një “çerdhe” e bixhozit të paligjshëm në Deçan, arrestohen gjashtë persona në fshatin Isniq

news image

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe pas mbrëmë, në fshatin Isniq të Deçanit.

Sinjali ka mësuar se në një lokal të këtij fshati, Policia ka zhvilluar një aksion që rezultoi me kapjen e disa të dyshuarve dhe sekuestrimin e pajisjeve që përdoren për lojëra të fatit.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se bëhet fjalë për gjashtë të dyshuar, të cilët janë arrestuar

Gjatë kontrollit policor në lokal, zyrtarët policorë kanë gjetur letra bixhozi, si dhe disa thika që janë konfiskuar.

Pas përfundimit të bastisjes dhe arrestimit të të dyshuarve, ata u dërguan në stacion policor, ku janë intervistuar për veprën me të cilën ngarkohen.

Kujtojmë se ka pasur disa raste kur Policia ka zbuluar se në lokale të ndryshme, në disa fshatra të Deçanit janë organizuar lojëra të tilla.

/GazetaSinjali/