image Zbulohet depo armësh në Durrës, pranga 20-vjeçarit të dyshuar për furnizim të grupeve kriminale

Shqipëri

Zbulohet depo armësh në Durrës, pranga 20-vjeçarit të dyshuar për furnizim të grupeve kriminale

news image

Një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni luftarak është sekuestruar nga Policia e Durrësit gjatë një operacioni në Manzë, ku është arrestuar një 20-vjeçar i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të arsenalit.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut, autoritetet kanë gjetur disa armë zjarri, përfshirë katër pistoleta, një armë automatike model 56, një armë gjahu, si dhe sasi të konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm.

Përveç armëve, policia ka sekuestruar edhe krehëra, një targë automjeti me origjinë nga Italia dhe një telefon celular, të cilat do të shërbejnë si prova në hetim.

Sipas autoriteteve, dyshohet se armët mund të ishin destinuar për furnizimin e grupeve kriminale. Ato do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e mundshëm të përfshirë dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë veprimtari.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/