image Zbulohet data e publikimit të këngës ‘Dale’ nga Butrinti, Kida e Ledri

Bota e Yjeve

Zbulohet data e publikimit të këngës ‘Dale’ nga Butrinti, Kida e Ledri

news image

Vera ka ardhur e bashkë me të edhe shumë hite të nxehta.

E kur është fjala për hite, atëherë treshja Butrint Imeri, Ledri Vula dhe Kida nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Pasi tashmë kanë lansuar nga një këngë hit, ata pritet që më datën 3 korrik të lansojnë një këngë e cila është incizuar në Turqi, si videoklip.

“T’premtën n’12 t’natës”, ka shkruar Butrint Imeri në profilin e tij në Instagram.

Kënga “Dale” e kësaj treshe pritet të lansohet këtë javë

Të tre këta artistë kanë qenë aktivë para fillimit të verës.

Butrinti lansoi këngën “Dujëm”, këngë e cila ka më shumë se 4.5 milionë klikime.

Ledri Vula tashmë ka realizuar dy këngë. “Don mo” që ka më shumë se 8.8 milionë klikime dhe “Marr” që është në bashkëpunim me Majk dhe ka marrë më shumë se 8.6 milionë klikime, këngë kjo e realizuar para dy jave.

Kurse dhe Kida ndërkohë para një muaji ka lansuar këngën në bashkëpunim me Samran me titull “Lila” këngë që ka më shumë se 7.5 milionë klikime. /Gazeta Sinjali/