Rikthehet “Miss Universe Albania & Kosovo”, e cila pritet të organizohet në muajin korrik me dy netë speciale, në datat 8 dhe 9, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur, në natën e parë do prezantohen konkurrentet dhe çmimet speciale, kurse në natën e dytë do mbahet finalja e madhe ku do zgjidhet përfaqësuesja për “Miss Universe”.
Prezantuesit e natës së parë do të jenë: Teni Vllaçaj, Cindy Marina dhe Adela Cani.
Më 9 korrik, në natën finale do të marrin pjesë edhe disa nga të famshmit shqiptarë si: Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj.
Nata finale do të moderohet nga Ardit Roshi, Cindy Marina dhe Françeska Jaçe.
Mbrëmja madhështore nuk ka dyshim se do të sjellë emocione pafund, madje për herë të parë do ketë një ‘after-party’ me muzikë live e të ftuar special.
Theksojmë që “Miss Universe” do transmetohet dy netë në orën 21:00, live në Vizion Plus dhe Klan Kosova. /Gazeta Sinjali/