image Me një foto krah Vitisë, Zana Krasniqi njofton se do kandidojë si asambleiste për Komunën e Prishtinës

Bota e Yjeve

Me një foto krah Vitisë, Zana Krasniqi njofton se do kandidojë si asambleiste për Komunën e Prishtinës

news image

Zana Krasniqi, “Miss Universe Kosova” në 2008 dhe modele tash e disa vite, iu është bashkuar ekipit të Arben Vitisë në garën për Prishtinën.

Krasniqi përmes një fotografie në rrjete sociale ka bërë të ditur se do të jetë një nga kandidatet për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Instagram, ajo ka shkruar se do të angazhohet për mbrojtjen e ambientit, derisa, ka publikuar një fotografi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Arben Vitia po përflitet tash e një kohë si kandidat i LVV-së për Prishtinën, megjithatë, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij.

Tashmë nga ky subjekt ka disa persona që kanë shpallur kandidaturat për asamble komunale, duke publikuar fotografi me Vitinë.  /Gazeta Sinjali/