image Zbulohet cili është qëllimi tjetër kyç i Rusisë, publikohet harta

Botë

Zbulohet cili është qëllimi tjetër kyç i Rusisë, publikohet harta

news image

Trupat ruse janë duke përgatitur një ofensivë kundër qytetit lindor të Slovyansk në një përpjekje për të shtyrë në lindje dhe për t’u lidhur me forcat e tjera në rajonin e Donbasit, sipas vlerësimit të fundit nga Instituti për Studimin e Luftës.

“Përpjekjet e forcave ruse që avancojnë nga Izyum për të kapur Slovyansk, ka të ngjarë të jenë beteja e radhës kryesore e luftës në Ukrainë”, thuhet në raport, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Rusët duhet të marrin “Slovyansk si hapin e tyre minimal”.

Nëse ata nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, përpjekjet e tyre për të kapur rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk “ka të ngjarë të dështojnë”. Forcat ruse vazhdojnë të bëjnë pak ose aspak përparim në sulmet në ato zona, thuhet më tutje.

“Përpjekjet ruse për të gjeneruar zëvendësime nga rezervistët dhe për të ushqyer njësitë e dëmtuara nga verilindja e Ukrainës në sulme frontale në Ukrainën lindore nuk kanë gjasa të rrisin shanset e tyre për sukses”, shton raporti.

Trupat ruse janë larguar nga rajonet Chernihiv dhe Sumy në veri dhe “ka gjasa që do t’i lirojnë plotësisht këto rajone në ditët në vijim”.

/GazetaSinjali/