image Zbulohet biseda e Ronaldos me Kroosin në ndeshjen Portugali – Gjermani

Futboll

Zbulohet biseda e Ronaldos me Kroosin në ndeshjen Portugali – Gjermani

news image

Ylli i Real Madridit Toni Kroos ka zbuluar fjalët që ia tha Cristiano Ronaldos pas ndeshjes Portugali – Gjermani të shtunën, transmeton Sinjali Sport.

Një bashkëbisedim për pak minuta në fund të ndeshjes ndërmjet këtyre dy lojtarëve shkaktoi polemika të shumta për një rikthim të mundshme të Ronaldos në “Santiago Bernabeu”.

Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në qershor të vitit 2022, por e ardhmja e yllit portugez në Torino është në dyshim pasi ai do të vendosë fatin e tij vetëm pas Kampionatit Evropian.

36-vjeçari ka shënuar tre gola në dy paraqitje në Euro 2020. I fundit erdhi në humbjen 4-2 të Portugalisë kundër Gjermanisë të shtunën. Në fund të lojës, Ronaldo kaloi pak kohë duke biseduar me ish-shokun e tij të skuadrës së Real Madridit Toni Kroos, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Ishte vetë mesfushori i Real Madridit ai i cili ka zbuluar se për çfarë kishte biseduar me Ronaldon.

“Kam luajtur me Ronaldon për katër sezone. Dhe nuk po e ekzagjeroj kur them se pata sukseset më të mëdha me të dhe falë tij ”, tha 31-vjeçari për “Einfach mal Luppen”.

“Ne ishim fqinjë në dhomën e zhveshjes gjatë gjithë asaj periudhe dhe unë isha i lumtur që e pashë atë. Ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, Reali nuk ka luajtur kundër Juventusit.”

“Biseduam shkurtimisht për ndeshjen dhe ndeshjet e ardhshme. Iu uroj atyre fatin më të mirë, shpresoj të kualifikohen në raundin tjetër, ashtu si ne.”, vazhdoi Kroos.

“Gjithashtu, unë e pyeta se si po kalon në Itali sepse ai është atje tash e tri vite”, përfundoi mesfushori gjerman.

Ronaldo u bashkua me Juventusin nga Real Madridi në një marrëveshje prej 112 milion euro në vitin 2018. /Gazeta Sinjali Sporti/