image Zbulohet arsyeja pse Liverpool hoqi dorë nga Werner

Futboll

Zbulohet arsyeja pse Liverpool hoqi dorë nga Werner

news image

Liverpool hoqi dorë nga një marrëveshje për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner për shkak të shqetësimeve financiare, sipas një raporti në Gjermani.

Werner ka qenë në formë sensacionale për Leipzig këtë sezon, duke shënuar 31 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke zgjuar interesimin nga disa nga klubet më të mëdha të Premierligë.

Disa raporte të enjten kanë pohuar se reprezentuesi gjerman ka rënë dakord me kushtet personale për një kontratë prej 200,000 funte në javë me Chelsean ndërsa ai duket se do të transferohet në ekipin londinez.

/Gazeta Sinjali/