image Zbulohen votat e Mërgim Mavrajt për më të mirin e vitit 2019

Futboll

Sport/ Zbulohen votat e Mërgim Mavrajt për më të mirin e vitit 2019

news image

Mbrëmë është mësuar emri i lojtarit të vitit nga FIFA i njohur ndryshe me emrin ‘The Best’ në kategorinë e meshkujve.

Lionel Messi është shpallur nga shtëpia e futbollit botëror si lojtari më i mirë i këtij viti. Kapiteni i Argjentinës ka lënë në pozitën e dytë Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo për të rrëmbyer kështu një trofe tjetër individual.

Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, i ka dhënë maksimumin e pikëve, Christiano Ronaldos, tri pikë i ka dhënë Sadio Manes dhe një pikë Mohamed Salah./Gazeta Sinjali/